Bëhen virale pamjet kur Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet puthen në publik

By

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet nuk kishin turp të shfaqnin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin pasi më në fund dolën publikisht me romancën e tyre. Çifti mezi i mbante duart – dhe buzët – larg njëri-tjetrit teksa shikonin Beyonce-n duke performuar në Los Angeles të hënën.

Kylie, 26 vjeç dhe Timothee, 27 vjeç, u kapën duke shkëmbyer puthje të shumta teksa shikonin Beyonce në krahët e njëri-tjetrit.

Diku tjetër në koncert, në spektakël u pa edhe ish-i dashuri i Kylie, Tyga.

Timothee e mbajti Kylie-n nga mbrapa ndërsa ajo kërcente. Aktori e puthi atë përpara se përfundimisht të ndërronin vendet, me Kylie që mbante Timothee nga pas, ndërsa ai e mbante dorën e saj. Aktori i veshur me një xhaketë dhe kapele, dukej i kënaqur dhe i lumtur duke shijuar kohën me dashurinë e tij të re.

Pas muajsh interesi për romancën e tyre, Kylie dhe Timothee më në fund dolën publikisht me romancën e tyre në shfaqjen e mbushur me yje të Beyonce të hënën.

Koncerti i Beyoncé – i cili u zhvillua në ditëlindjen e 42-të të këngëtares – kishte të pranishëm një numër yjesh të listës A, duke përfshirë Adele, Justin Bieber dhe Hailey Bieber, Zendaya dhe Tom Holland, si dhe Kim Kardashian.

Në fillim të këtij muaji u konfirmua se Kylie dhe Timothée janë ende në një lidhje, pavarësisht thashethemeve se ai e kishte ‘lënë’ nënën e dy fëmijëve.

Ata janë takuar në heshtje që nga fillimi i prillit dhe nuk janë ndarë, raportoi TMZ.

Artikuj të ngjashëm