Bukuroshja e famshme amerikane Kylie Jenner, solli në jetë vajzën e saj me reperin Travis Scott në shkurt të këtij viti.
Dhe derisa gjithçka po shkonte mbarë deri më tani, mjaftuan disa fotografi të publikuara në internet, që të nisin spekulimet bizare.
Derisa Kylie dhe Travis janë parë duke pushuar bashkë në ishujt Turks, disa fansa papritur kanë tërhequr vëmendjen duke e potencuar edhe truprojën e bukuroshes, djalin e pashëm Tim Chung.
Meqë ai është një djalosh i hijshëm një fans ka shkruar në Twitter, duke e kthyer vëmendjen në një krejt tjetër ngjarje.
“Pse Stormi duket sikur truproja e Kyliet?”, ka pyetur një fans në Twitter.
Dhe realisht, Stormi, edhe pse nj vogëlushe, ka ngjashmëri të hatashme në tiparet e fytyrës me Chung, i cili është fotografuar tërë kohën afër familjes.
Më pas, komentet kanë vazhduar, dhe fansat kanë shkruar duke u pajtuar se vogëlushja i ngjanë shumë truprojës. /Prive.al