Fansat “nominojnë” Rihanna-n për presidente të Barbados

By

Qeveria e ishullit të Karaibeve njoftoi se planifikon ta lënë pas plotësisht të kaluarën e tyre koloniale, duke larguar 94-vjeçaren, Mbretëreshën Elizabetë si kreun e tyre të shtetit.

Pas këtij njoftimi, fansat “nominuan” divën e muzikës për të zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth.

“Është koha që Barbados të heqë Mbretëreshën Elizabeth si Kryetare të Shtetit, në favor të Mbretëreshës Robyn Rihanna,” shkroi një fans.

“Barbados duhet ta bëjë Rihannën kreun e ri të shtetit,” shkroi një tjetër fans i këngëtares së mirënjohur më famë botërore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm