U urua 28 nëntori nga të gjithë? S’e keni parë fotografinë e Elvanës ende, realizim fantastik (FOTO)

By

Nuk mbeti thuajse asnjë artist shqiptar që nuk i uroi bashkëkombasit e tij për Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Rrjetet sociale u pushtuan nga ngjyrat kuq e zi, e nga shqiponja dy krenare.

Madje dikush prej tyre publikoi këngë, siç është “Bishat me Dy Krena”, që djemtë e Baba Stars, Gheto Geasy e Skivi, lansuan për këtë datë projektin me një tekst me përmbajtje nacionaliste.

Plot urime e plot fotografi, por më e veçanta nga të gjitha, mbetet ajo e këngëtares Elvana Gjata.

Gjata që vjet më parë bashkë me Flori Mumajesin realizuan këngën “Kuq e zi”, që me plot fjalë pas himnit kombëtar e këngës “Xhamadani”, ajo mbetet kënga që ndez gjakun e zgjon çdo ndjenjë të fjetur atdhedashurie tek njerëzit, sapo ka publikuar një fotografi.

Me duart e saj të mbuluara në të kuqe, ka formuar shqiponjën, ndërsa në shpatulla, i është projektuar me photoshop një shqiponjë e vërtetë që i qëndron mbi supe Gjatës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm