‘Gënjeshtar’ nga Anxhela Peristeri një vit më parë mori vëmendje të madhe duke u radhitur e dyta në festivalin Kënga Magjike 2016. Por mesa duket i ka ngelur ‘pikë’ vendi i parë pasiqë është rikthyer sërish në skenën e këtij eventi.
Mbrëmë Anxhela është paraqitur në ‘E diela shqiptare’ me këngën ‘E çmendur’ e cila tashmë është publikuar në YouTube.
Me një interpretim dhe vokal fantastik, Peristeri po merr vëmendjen jo vetëm të publikut por edhe kolegëve të saj.
Një numër i madh i tyre kanë shpërndarë në pak orë projektin ‘E çmendur’ në llogaritë e tyre sociale./Prive.al