Sezona e verës si gjithmonë është shumë e ngarkuar për Ermal Fejzullahun. Angazhimi i tij nëpër gëzime familjare e tërhoqi pak nga projektet muzikore.
Por në vjeshtë nuk e pengon asgjë për të sjellë risi. Ai është në përgatitje të një super balade e cila pritet të publikohet së shpejti.
Kënga është përpunim nga Hekuran Demaj, teksti dhe muzika janë realizuar nga Valon Biba ndërsa orkestrimi i është besuar Virusit.
Xhirimet e baladës “Kthema edhe një herë” po filmohen nga produksioni Imagine./Prive.al