Ka disa kohë që e ka marrë shumë seriozisht përkushtimin ndaj trupit të tij. Reperi Visar Shala është shndërruar në një frekuentues të rregullt të natyrës.
E kjo tendencë duket që ka ndikuar që reperi ta marrë shokun e tij, Onatin për në Gërmi ku janë takuar pas një kohe relativisht të gjatë.
Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme pasiqë nga kushtet e vështira atmosferike, një prej pemëve ka rënë në tokë duke bllokuar qarkullimin.
Nga kjo ngjarje, dy reperët nuk kanë kaluar pa shkrepur disa fotografi për Snapchat ku kanë treguar edhe praninë e policisë që ka mbërritur pas disa minutash në vendngjarje.
Sinjal se ndoshta dy shokët duhet të takohen më shpesh! /PRIVE.AL/