Stresi: “Për mua do të ishte ofendimi më i madh nëse Xhuli fiton BBVK”

By

Stresi ka thënë se ai do të shkelë në Kosovë gjithmonë si më herët, kjo pasi ai kishte deklaruar ditë me parë se nuk do të shkelë në Kosovë nëse Big Brother Vip Kosova fitohet nga Juliana.

Ai tha se deklarimi i tij ishte momental dhe ka të drejtë ta ndryshojë qëndrimin e tij.

“Juliana e përfaqëson vetëm veten e vet, për mua do të ishte ofendimi më i madh nëse e fiton Big Brother Vip Kosova, Juliana”.

“Juliana nuk e përfaqëson Kosovën e dashur, në Kosovë unë do të shkeli gjithë. Ka qenë momentale ajo që e kam thënë më herët, dhe kam të drejt ta ndryshojë”, ka thënë Stresi.

Artikuj të ngjashëm