Çiljeta na sjell momente familjare me të birin !

By

Këngëtarja seksi nga Shqipëria Çiljeta Xhilaga e cila gjithmonë është pjesë e titujve të mediave rozë vazhdon të mbajë primatin sa i përket këtij aspekti.

Skandalet e thashethëmet janë ato që e shoqërojnë shumicën e rasteve si operacioni për zvogëlmin e gjoksit dhe ky i fundit që flitet për lidhjen e saj me portierin e kombëtares së Shqipërise Alban Hoxhën.

Mirëpo asaj nuk i mungon edhe vëmendja kur vie në shprehje muzika sepse pak kohë më parë bashkëpunimi që e solli me Noizyn u pëlqye me të vërtetë shumë. E sigurisht pa u prekur nga media nuk mbeten edhe personat që ajo ka afër vetes.

Këtë herë në një video të postuar në profilin e saj Instagram shihet teksa po komunikon me djalin e saj i cili ka shumë kërkesa për mamin.

Ajo nuk i reziston dot kërkesave të birit duke cituar si mbishkrim “Kështu më manipulon ky mua”.

Për më tepër ndiqeni videon./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm