Cilat rregulla i theu Vesa Smolica për klipin e ri?!

By

E kishte menduar që kënga “N’shpirt” që kishte premierën të shtunën në Prive, të kishte një videoklip tjetër.

E mbushur me video selfie nga fansat, Vesa kishte nisur punë për këtë klip gjatë pandemisë, por që në fund nuk e bëri këtë gjë pasiqë edhe artistë të tjerë publikuan spote me të njëjtën ide.

Për të mos e bërë “bajat” këtë ide, Smolica ndryshoi klip. E gjatë periudhës së pandemisë kur çdo gjë ishte e mbyllur, Vesa shfrytëzoi rastin për të “thyer” rregullat dhe doli në xhirime.

Por, klipi sërish vonoi e kjo për faktin se këto rregulla si Vesa nuk arriti ti thyej Faton Macula, pasiqë masat në SHBA ishin më rigoroze për shkak të pandemisë e më pas edhe për shkak të prostestave kundër racizmit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm