Anulohet edhe festivali i birrës “Beerfest Kosova”

By

Është anuluar festivali zyrtar i birrës “Beerfest Kosova” me arsyen se i njëjti nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë.

Sipas organizatorëve, në një takim me zyrtarët e komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës që u mbajt më 13 qershor, policia ka thënë se në lokacionin prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.

“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion”.

“Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajt 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme. Sido që të jetë, jemi shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj jemi të detyruar që të anulojmë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë”, thonë organizatorët.

Më tej, organizatorët e “Beerfest Kosova” thonë se janë në kërkim të një lokacioni të ri të përshtatshëm dhe caktimin e datave të reja.

 

Artikuj të ngjashëm