Enca Haxhia është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara dhe më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare.
Fama e saj mori hov edhe jashtë trojeve shqipfolëse me këngën “A pot pëlqen” e cila sot e kësaj dite mbetet këngë e dëgjuar.
Edhe stina e verës ishte mjaft aktive për këngëtaren. Ajo së bashku me reperin Noizy sollën këngën “Bow Down” e cila gëzoi sukses të jashtëzakonshëm.
Por këngëtarja nuk ndalet me kaq. Ajo ka paralajmëruar këngën e saj më të re me titull “Love on my body” përmes një fotografie të postuar në profilin e saj në Instagram. Ajo ka shkruar që kënga do të vijë shumë shpejtë dhe u ka thënë fansave të fillojnë numërimin prapa./prive.al/