Çifti i famshëm tashmë prindër, Gjiko tregon se kujt i ngjan më shumë djali

By

Reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja e famshme Elita Rudi prej disa muajsh tashmë janë prindër krenar të një vogëlushi simpatik që e quajtën me një emër të veçantë Zëri.

Çifti i famshëm janë shumë aktiv në rrjete sociale, po për disa muaj shtatzënia e Elitës u mbajt larg vëmendjes së publikut. Edhe pas ardhjes në jetë të Zërit, prindërit mbajtën larg syve të publikut vogëlushin. Mirëpo pas një kohe të shkurtër ata kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video të Zërit i cili që tani ka fituar zemrat e ndjekësve.

Për herë të parë Gjiko ka folur së fundmi për djalin e tij dhe martesën me Elitën në një intervistë në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova me Alaudin Hamiti

Ndër tjerash, krahas karrierës dhe planeve të tij, ai ka prekur edhe rrafshin personal duke treguar se Zëri dhe martesa e kanë ndryshuar shumë.

“Unë veç kam dashur të martohem. Sendi më i mirë është që mua më ka shtyrë të bëhem njëri më i mirë, për vete që të jem prind më i mirë për Zërin”, ka thënë Gjiko.

Atij iu bë edhe pyetja e zakonshme për prindërit se kujt i ngjan fëmija më shumë.

“Të gjithë thonë që duket krejt si unë, por unë kur e shoh duket krejt si nëna e tij, kështu që se di është akoma i vogël”, u përgjigj Gjiko. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm