Ambasadori i Izraelit shtron darkë private për Jonida Maliqin

By

Këtë vit në Eurovizion, Shqipërinë e përfaqësoi këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku i huaj dhe arriti të kalonte në finalen që u mbajt në Izrael. “Ktheju Tokës” ndonëse ishte në gjuhën shqipe arriti të fitonte zemrat e të huajve që bënin vazhdimisht foto e video me të, e gjatë performancave të saj edhe këndonin një zëri me këngëtaren.

Këtë vit Jonida Maliqi ka qenë mjaft e përfolur.

Që nga Eurovizioni, aftësitë e saj komunikative në gjuhën angleze e deri te rrafshi i jetës personale të këngëtares. Tashmë nuk ka dyshime për romancën e Romeo Veshajt me Jonida Maliqin. Pas disa muajsh të aludimeve dhe hipotezave që qarkullonin në portale, dyshja më nuk po fshihen, përkundër faktit që njëkohësisht as nuk po shfaqen tërësisht publikisht.

E tani, këngëtarja u ftua për drekë nga ambasadori i Izraelit Boaz Rodkin. Këtë e bëri këngëtarja të ditur në Instagram ku shkruan:

“E nderuar nga Ambasadori i Israelit dhe stafi i tij në një darkë private.” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm