Enca Haxhia sot është fenomeni muzikor në industrinë e muzikës shqiptare. Këngë me miliona klikime, ndjekës në medien sociale përtej trojeve shqiptare e koncerte të stërmbushura me adhurues të muzikës së saj.
Po përtej gjithë këtyre shpeshherë në fokus të medies bie refuzimi që i’u bë këngëtares në programin e talenteve ‘The Voice of Albania’.
Mirëpo një ‘refuzim’ nuk mund të ndikoj në karrierën e një artisti e rreth kësaj, Haxhia ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Përkrah historisë së Meryl Streep ka shkruar:
‘Starbucks u refuzua nga 242 banka, Walt Disney nuk u përkrah nga 302 investitorë, Harry potter u refuzua nga shumë publicistë..dhe Meryl Streep.. Epo fotoja flet vetë. Unë dikur u refuzova nga një talent shoë (mes shumë pjesëmarrjeve të tjera të suksesshme) e cila në fakt kurrë nuk ndikoi tek unë apo karriera ime. Që e vogël kam dëgjuar dhe lexuar mijëra komente dhe opinione mbi mua,madje jam ndjerë edhe “e sulmuar”. Ju nuk e dini së çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje të kalosh një ditë në qetësi, të hapësh rrjetet sociale dhe të lexosh qoftë edhe padashje me qindra komente apo lajme mbi ty përditë,apo të përpiqesh ti bësh të gjithë të lumtur. Pooor… Në fund të ditës jam duke jetuar ëndrrën time, atë për të cilën kam punuar gjithmonë…nuk kam kohë për urrejtje apo njerëz të vegjël..marr kaq shumë dashuri dhe respekt përditë ndaj s’mund të më interesonte më pak për negativitetin e njerëzve që skanë bërë asgjë në jetën e tyre. Kurrë mos e lejoni mendimin e një personi të të definoj ose të ndikoj në dashurinë tënde për veten… Qëndro i Fokusuar dhe ndiq ëndrrat e tua…besoji instiktit tënd…’
Përmes këtij shkrimi, Enca mbyll të gjitha fjalët që janë shkruar rreth kësaj historie.
Aktualisht këngëtarja është e fokusuar në këngën e re që do të vij në bashkëpunim.
Ndërsa në YouTube aktualisht kanali i Encës është më i klikuari nga artistët shqiptarë.