Fansat pjesë e klipit të ri të Ledrit?!

By

Ka realizuar disa klipe para pandemisë e teksa ato i publikoi gjatë këtyre javëve. Të gjitha ishin këngë nga albumi i tij më i ri 10/10.

Mirëpo, klipe nuk ka arritur ti realizoj të gjithave e për këtë arsye duket se ka menduar të bëj diçka nga karantina.

Nga lidhja direkte në Instagram, përkrah Elvana Gjatës Ledri kërkoi nga fansat të regjistrojnë video në ato momente teksa argëtoheshin me zërin e dy artistëve që më pas ato ti përdor për në videoklip.

Se si do të zhvillohet kjo ide na mbetet të shohim, por jemi të sigurtë që do të jetë diçka e bukur meqenëse klipet e Ledri Vulës janë të kuruara në çdo detaj./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm