Fejohet vajza e Paul Walker!

By

Modelja dhe vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker, Meadow Walker është fejuar me aktorin, Louis Thornton Allan.

Walker, 22 vjeç, tregoi unazën e saj të fejesës në një video të publikuar në Instagram të hënën ndërsa notonte në një pishinë.

Sipas PEOPLE, Walker shihet duke mbajtur dorën para fytyrës si për të treguar unazën dhe duke buzëqeshur. Video u shpërnda nga vetë Thornton-Allan në storyt e tij, i cili më pas postoi dhe një fotografi të Walker ulur jashtë dhe duke mbajtur një cigare me unazën në gisht.

Të dy konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram në fillim të korrikut kur aktori postoi një fotografi të të dyve të përqafuar së bashku në një shtrat dhe duke i buzëqeshur njëri -tjetrit.

Në qershor, modelja bëri një paraqitje publike në premierën e tapetit të kuq të Fast and Furious 9, pjesa e fundit e filmit në të cilin luajti babai i saj. Ajo ishte 15 vjeç kur babai i saj humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë në 2013.

Artikuj të ngjashëm