Teksa të gjithë po prisnin për këngën e saj të re, Ronela Hajati ndau një lajm të hidhur për ndjekësit e saj.
Kënga e re nuk do të publikohet nesër, për faktin se finalizimi nuk shkoi ashtu sic deshi këngëtarja.
Ndër të tjerash ajo thotë se kënga e re, është kënga e saj e parë e cila nuk i del dot nga qejfi dhe u premton ndjekësve që do ta adhurojnë po njësoj si ajo.
“Dhe JO! Nuk do dale neser ! Kur gjerat nuk shkojne ashtu si dua ,si pres dhe si meritoj une absolutisht pauzohen! E di qe kam nje vit qe mezi po pres ta nxjerr kete kenge,por pa qene personalisht ne Shqiperi nuk mundem! Me besoni qe eshte per mire! Une pasi i perfundoj shumicen e rasteve nuk i kam qejf kenget e mia, por kjo sme merzitet asnjehere! Do prisni dhe paaaak fare!”, shkrua ajo në një postim në Instagram. /Prive.al