Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur!

By

Anita Lane, kantautorja australiane e njohur për bashkëpunimet me Nick Cave, ka vdekur. Një përfaqësuese konfirmoi lajmin. Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha dhe mosha e saj – që besohet të ketë qenë në fillim të viteve ’60 – nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Anita Lane lindi në Melburn dhe ndoqi shkollën e artit, ndërsa filloi të dilte me Cave në vitet 1970. Dyshja më vonë u zhvendosën në Evropë së bashku dhe nisën bashkëpunimet, fillimisht për bendin e Cave, “Birthday Party” ku Lane shkroi një këngë për albumin e tyre debutues në 1981, “Prayers on Fire”. Lane dhe Cave vazhduan të punojnë së bashku për këngët në albumin e dytë të “Birthday Party”, dhe ajo u bashkua me grupin e tij të ardhshëm, “Bad Seeds”.

Anita ka qenë po ashtu protagoniste edhe në disa filma të njohur si: “Berlin Now”, “Wings of Desire” dhe “The Road God Knows Where”. /Prive.al

Burimi: The Guardian

Artikuj të ngjashëm