Çfarë ndodhi me baladën e Teuta Selimit ?!

By

Në fund të vitit që lamë pas, u paralajmërua projekti i ri nga Teuta Selimi që do rikthente këngëtaren me elemente të tipit reggae, muzikë që e kultivoi e para në trojet shqiptare në vitet 2000.

U tha se projekti do jetë gati në muajin Janar së bashku me videoklipin.

Megjithatë, pikërisht ky i fundit, ka qenë arsyeja e shtyerjes së publikimit të kësaj kënge. Meqenëse Teuta ka menduar t’i paraprijë verës dhe ta vizuelizojë këngën e saj në plazhe, moti i ftohtë ishte pengesë në këtë çështje.

Tashmë me afrimin e pranverës duket se edhe këngëtarja nuk do të humbasë kohë dhe do e lançojë projektin së shpejti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm