Meqë jemi tek tema e festivaleve, Ramë Lahaj jep një super lajm!

By

Së fundmi diskutim kryesor ka qenë anulimi i “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe anulimi i aktiveteve të ngjashme.

Ramë Lahaj erdhi me një lajm të mirë për të gjithë fansat e muzikës. Një festival po vjen në Kosovë!

Ai do të organizojë festivalin RLIOF. Tenori ka njoftuar mbajtjen e një koncerti në Prishtinë teksa thotë se të pranishëm do të jenë edhe yjet më të mirë të skenës botërore.

REAGIMI:

Të dashtun miq e adhurues të artit muzikor, me kënaqesi të madhe ju njoftoj që këtë vit festivali RLIOF vjen me edicionin e tij të dytë me shumë befasi, duke filluar nga muzika e bukur shqipe, për të vazhduar me atë që ne konsiderojmë shumë të rëndësishme për edukimin mbi këndimin e brezave të rinj e në karrierë. Toka jonë ka shumë talent ndaj edhe i kemi dhënë hapsirë të veçantë ëorkshop-eve ( Punëtorive).
Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenes ndërkombëtare. Qëllimisht kemi zgjedhur periudhën 21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjitë mërgata është në mesin tonë, sepse ne pa ata jemi gjysmak. Për më shumë informata ju lutem rrini në kontakt me faqet zyrtare të festivalit, të cilat do të ju informojnë në kohë për të gjitha risitë dhe befasitë që së shpejti do të i shijojmë të gjithë së bashku. Përqafime, e mirë mbetëshi.

Artikuj të ngjashëm