Ermal Fejzullahu kujton gjyshin e ndjerë (FOTO)

By

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, siç e dimë të gjithë rrjedh nga një familje me traditë arti.

Të gjithë nga ne e njohim e e dëgjojmë akoma legjendën e muzikës, Sabri Fejzullahun, por shumë pak informata kemi për gjeneratën tjetër të familjes Fejzullahu më saktësisht gjyshin e këngëtarit.

Ermali këtë pjesë e ka ruajtur me fanatizëm duke mos u hapur për mediat aspak teksa dashurinë dhe mallin për gjyshin nuk i ka lënë anash asnjëherë.

Së fundmi ai ka thyer ‘rregullat’ e tij duke publikuar një fotografi të gjyshit të ndjerë zotri Hazir Fejzullahut, duke treguar kështu se nuk e ka harruar aspak edhe pas dy dekadash e gjysmë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm