Çfarë do të ndodh me Arilenën e këngët tjera pas anulimit të Eurovision?!

By

Eurovisioni ka dalë me njoftim zyrtar për anulimin e festivalit të këtij viti, por që ka lënë disa pikëpyetje.

Në faqen zyrtare, ekipi ka sqaruar disa nga to: Festivali nuk u shtye për më vonë pasiqë shtetet pritet të kenë krizë ekonomike dhe do të ishin shumë afër me edicionin pasardhës.

Sa i përket biletave të shitura ato ose do t’iu kthehen paratë ose do të kenë vlerë në 2021, por që akoma nuk kanë marrë vendim, njëjtë sikurse nuk është vendosur nëse vitin tjetër do të këndohen këngët e 2020 ku Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena apo do të ketë prurje të reja. 

Për këto dy çështje do të mirret vendim pas disa ditësh, teksa kjo është hera e parë që në 64 vjet është anuluar Eurovision./Prive.al

Artikuj të ngjashëm