Nata e kaluar lirisht mund të themi se ka qenë ndër më të lumturat e mundshme për çiftin e njohur Almeda dhe Tolgahan Sayışman.
Dyshja përpos daljeve publike që po bëjnë së fundmi pa asnjë ‘fshehje’ kanë filluar që të shkojnë edhe nëpër dasma apo ahengje të tilla si çift tashmë.
Dasma e fundit rastisi që të ketë për protagonist aktorin tjetër të njohur Murat Yildirim të njohur për publikun shqiptar me rolin e Savashit në filmin “Ask ve ceza”.
Një fotografi e publikuar nga Almeda e shfaqë bukuroshen shqiptare në super formë teksa pa pikë dyshimi mund të themi se ka qenë ndër më të bukurat në atë event. /Prive.al/