Janë bërë dy muaj prej kur Capital T lançoi projektin e suksesshëm ‘C’est la guerre’.
Por nëse mendoni që reperi do ta presë verën për projektin pasues, gaboheni!
Në vetëm dy jave, kënga e re do jetë gati për t’u publikuar dhe siç mëson Prive, kjo këngë hyn në vazhdën e projekteve të shumta në numër që reperi vetëm sa i ka përfunduar.
Në postimin e bërë ky Trimi paralajmëron këngën e re në dy javë, ai nuk ka preferuar të jap detaje më të hollësishme duke u mjaftuar me faktin që kënga dhe klipi do jenë ‘zjarr’.
Fjalët e Kapos mbetet të vërtetohen brenda pak kohe. /Prive.al/