Reperi Capital T ka qenë shumë aktiv muajt e parë të 2015-tës. Pas shumë koncerteve, publikimit të klipit dhe mixtape-t ‘SDM’ ka vendosur të bëjë pak pushim.
Ka disa ditë që është duke vizituar disa qytete të njohura në Europë e për të cilat ka treguar përmes rrjeteve sociale duke publikuar fotografi.
Por tani ka vendosur që të ruaj privatësinë dhe ti shijoj këto ditë relaksi.
“Eh tash njo 4-5 ditë off IG’s edhe rrjeteve sociale, faleminderit e shumë dashni për krëjt” – ka shkruar Kapo në fotografië e fundit të publikuar.
Gjatë kësaj periudhe adhuruesit e muzikës së tij mund të çmallen duke dëgjuar mixtapen e fundit të Trimit./Prive.al