Tayna ka letra afirmimi kudo në dhomën e saj – Pse duhet ta praktikoni edhe ju?

By

Tayna, reperja shumë e kërkuar shqiptare shumë shpesh ka folur hapur se si mendimet pozitive tërheqin energji pozitive – sipas saj një indikator shumë i fuqishëm në suksesin e karrierës së saj.

Në një postim në llogarinë e saj ajo na dha një pamje të afërt të dhomës së saj ku në sy bien dhjetëra letra të vogla të ngjitura që mbanin shënime afirmimi.

“Ti je e bukur në mënyrën tënde”, “Unë jam e veçantë dhe e talentuar”, “Kur shoh në pasqyrë, shoh bukuri të pastër”, “Mua më duan, më respektojnë, më vlerësojnë”, – ishin vetëm disa nga shënimet të cilat ajo i sheh çdo ditë.

Çfarë është afirmimi? Për çfarë po flasim në këtë kontekst?

Ne po i referohemi pohimeve pozitive që një person mund t’i thotë vetes të largohet nga mendimet negative toksike të inferioritetit që mund t’i përsërisim vetvetes në mënyrë automatike.

Të gjithë njerëzit kanë mendime negative për veten e tyre në një mënyrë ose në një tjetër, megjithatë nëse i lëmë ato mendime të pa kontrolluara, kështu ngadalë mund të fillojmë të heqim dorë nga dashuria që duhet të kemi për veten.

Njerëzit përdorin afirmimet për një larmi qëllimesh. Në përgjithësi, ato përdoren për të riprogramuar mendjen subkoshiente, për të na inkurajuar të besojmë disa gjëra për veten ose për botën dhe vendin tonë brenda saj. Ato përdoren gjithashtu për të na ndihmuar të krijojmë realitetin që duam – shpesh për sa i përket marrjes (ose tërheqjes) së pasurisë, dashurisë, bukurisë dhe lumturisë.

Sipas psikologëve, ka vlerë në pohimet e kësaj natyre, sepse mendja jonë subkoshiente luan një rol të madh në aktualizimin e jetës sonë dhe në shfaqjen e dëshirave tona. Ajo që ne besojmë për veten tonë në një nivel subkoshient, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në rezultatin e ngjarjeve.

Formula për të shkruar afirmime efektive është në të vërtetë mjaft e thjeshtë:

Afirmimet efektive shkruhen në veten e parë

Filloni afirmimet tuaja me “Unë” ose “Unë jam ….” Këto lloje të deklaratave i kthejnë pohimet në deklarata identiteti. Deklaratat e identitetit janë motivues të fuqishëm për vetë-ndryshim.

Afirmimet duhet të kenë ngjyrim pozitiv

Gjithmonë deklaroni afirmimet tuaja në pozitive. Për shembull, në vend që të thuash, “Mua nuk më shijon më cigarja”, mund të shkruash, “Unë jam plotësisht i lirë nga cigarja”.

 Afirmimet duhet të kenë një ngarkesë emocionale

Shkruani afirmimet tuaja me ndjenja. Përdorimi i fjalëve emocionale në pohime është i rëndësishëm, për shkak të shoqërimit të thellë që kemi midis fjalëve emocionuese dhe përvojave somatike. Pra, në vend që të shkruani “Unë ha vetëm ushqim të shëndetshëm”, e cila tingëllon shumë si një detyrë, provoni, “Ndihem i/e gjallë kur bëj zgjedhje të shëndetshme për mua.”

Afirmimet shkruhen në kohën e tanishme

Shkruani afirmimet tuaja sikur ato tashmë po ndodhin. Kjo do të thotë të pohosh, “Unë jam i lumtur dhe i sigurt”, në vend se “Dy muaj nga tani, unë do të jem i lumtur dhe i sigurt.” Ose, “Unë jam seksi dhe tërheqëse”, në krahasim me, “Kur i humbas këto dhjetë kilet e fundit , do të jem seksi dhe tërheqëse. ”

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm