Ja me çfarë konkurente kishte të bënte Linda Halimi në ‘American Idol’

By

Konkurimi i saj në edicionin përmbyllës të ‘American Idol’ u përfol shumë. Kapacitetet vokale të saj dhe sukseset e vazhdueshme në disa faza rresht, na bënë krenar të gjithëve.

Por rrugëtimi i Linda Halimit në spektaklin amerikan u ndal në 48-shen më të mirë kur me vendim të jurisë u vendos që afro-amerikanja La Porsha Renea të hyj në 24-shen e më të mirëve.

Por duket se Linda ka pasur përballë një emër tejet të fortë.

Kjo pasiqë La Porsha ka shkuar deri në finalen e spektaklit që u mbajt pak ditë më parë por aty, ndryshe nga siç bëri me këngëtaren shqiptare, nuk arriti të mposht Trent Harmon.

Ndryshe, Linda pas kësaj aventure ka konsoliduar energjitë dhe po punon në projekte të reja që do publikohen gjatë muajve të verës. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm