Butrinti zgjedh këtë destinacion luksoz për videoklipin e ri

By

Pas një viti tejet të suksesshëm me këngë të shndërruara në hite absolute, Butrint Imeri duket se nuk e ka ndërmend të ndalë ‘motorrët’.

Ai do të vazhdojë edhe përgjatë 2020-ës me të njejtin ritëm, në sjelljen e projekteve të reja muzikore.

Teksa shumë prej kolegëve të tij mund të jenë duke mbushur bateritë pas një viti të lodhshëm e me përplot angazhime, për Butrintin nuk ka ndalesa.

Ai ka tashmë gati projektin e tij më të ri, siç ka zbuluar përmes rrjeteve sociale ku ka postuar një fotografi me mbishkrimin: ‘Një tjetër. Së shpejti’.

E çfarë ka lënë përshtypje është destinacioni i xhirimit të videoklipit të rradhës.

Butrinti ka menduar Saint Morritz, një prej resorteve më luksoze turistike në Europë ku zgjedhin të xhirojnë fare pak nga estrada shqiptare, për të mos thënë askush tjetër.

Mbetet të shihet se me çfarë projekti e mbyllë dimrin këngëtari përpara nisjes së pranverës. /Prive.al

View this post on Instagram

another one 🥶🔥 #comingsoon

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Artikuj të ngjashëm