Sozia e Era Istrefit zbarkon sonte në NIN

By

Një xhirim amator ditëve të fundit ka bërë xhiron në internet. Aty shfaqej aktorja Rina Krasniqi duke imituar këngëtaren Era Istrefi.

Imitimi perfekt në gjeste, zë dhe dukje bëri që videoja të shndërrohet në virale duke u pëlqyer e shpërndarë me të madhe.

E sonte në NIN me Alaudin Hamitin, e ftuar do jetë Rina që do e sjell sozinë e Erës në skenën e emisionit.

Ajo do flasë poashtu edhe për planet e rikthimit në muzikë me të cilën nuk merret aktivisht tash e një kohë të gjatë.

Rina do tregojë edhe nëse ka në plan të risjell në një version më ndryshe, hitin ‘Daba daba’. Mos harroni, sonte me fillim nga 21:40 në Klan Kosova. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm