Butrint Imeri sot lanson projektin e tij të radhës, pas duetit që solli me reperin Majk.
Kësaj here, edhe pas këngës me Gjikon, ai po vjen solo ndërsa kënga që ka paralajmëruar është tejet e veçantë për të.
Këtë e ka thënë vet këngëtari në profilin e tij në Instagram, ku shkruan se mezi ka pritur që kjo këngë të dalë për fansat e tij.
“Nesër n’ora 14:00 publikohet kanga jem ma e re “Hajt Hajt”, projekti që e kom prit më me padurim deri tash për me e publiku dhe projekti që i kom kushtu ma së shumti kohë dhe vëmendje për dallim nga këngët tjera që i kam sjellë”, shkruan Imeri.
Ai po ashtu ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij duke shkruar që shpreson se kjo verë do jetë e nxehtë me projektet e reja muzikore.
https://www.instagram.com/p/ByYYZKFllxe/