Zyrtarisht: Irina Shayk dhe Bradley Cooper i japin fund lidhjes

By

Çifti i famshëm, aktori Bradley Cooper dhe e dashura e tij modelja Irina Shayk, janë ndarë pas katër vitesh lidhje, konfirmon People.

Cooper 44 vjeçar dhe Shayk 33 vjeçare, kanë thënë zyrtarisht se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe tani po i shqyrtojnë detajet e ndarjes së kujdestarisë për vajzën e tyre Lean, e cila u lind në mars të vitit 2017-të.

Reprezentues të ish çiftit, nuk kanë dhënë komente të tjera.

Aktori i nominuar dhe supermodelja, kishin nisur lidhjen romantike në pranverë të vitit 2015-të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm