Ishte paraparë që sot të shfaqej premierë klipi më i ri i reperit Ledri Vula dhe Butës.
Mirëpo, ata të dy kanë dëshmuar që kanë një shpirt tejet human, duke e shtyrë datën e publikimit të kësaj kënge, për një ditë më vonë.
Shkak për këtë u bë një aksident që ndodhi në Afërsi të Prishtinës, ku humbën jetën katër persona e po ashtu, një zjarr që përfshiu një restorant në plazhin e Velipojës, ku mbetën shumë njerëz të lënduar.
“Jemi të rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera “Mbi Re” shtyhet nesër (e shtunë) në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë”, thuhet në një njoftim të bërë nga artistët. /Prive.al