[tribulant_slideshow gallery_id=”3″]
Stilistja Yllka Brada cdo ditë po shërben në fushën e artit. Përmes koleksioneve të saj, Brada ka dhuruar shumë stil dhe ngjyra plot jetë në botën e modës.
Puna e saj tash e sa vite ka qenë e fokusuar vetëm tek veshjet e femrave. E dizenjatorja Brada tani ka ndërmarë edhe një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj.
Meqë përherë ka qenë dëshirë të krijojë për meshkuj, ajo tashmë po e realizon një nga ëndërrat e saj, pasi tashmë ka punuar linjën e parë të veshjeve për meshkuj me gjithsej 25 kreacione unike.
“Brada man” quhet linja e re e dizenjatores/
Shumica e kreacioneve janë punë dore ku përfshihen, 15 jelekë ,5 setra dhe 5 kat tesha komplet të cilët janë elegant dhe normalisht se janë më se të përshtatshëm për Red Carpet.
Ajo ka realizuar edhe fotoshooting për të prezantuar këto punime.
Kreacionet me markën “Brada” mund ti porositni përmes Facebook , email e gjithashtu në fund të këtij muaji ato mund ti gjeni te dizenjatori dhe njëherit bashkëpuntori i Yllkes, Valdrin Sahiti.
Gjithashtu vlenë të theksohet se në këtë linje stilistja ka eksperimentuar me materiale të ndryshme dhe detaje si: pulla, detaje të punuara etj. Në linjën “Brada man” dominon ngjyra e kuqe./prive.al