Brad Pitt zbulon hobin e tij më të ri

By

Brad Pitt ka qënë shumë i përfolur kohëve të fundit që nga raportimet se ai kishte një të dashur të re e deri te detajet e reja që u bënë të njohura nga ndarja e tij prej Angelina Jolie e cila na surprizoi të gjithëve.

The actor tells The Hollywood Reporter why he isn't sure if he'd ever exhibit his artwork.

Pitt, së fundmi ka filluar eksplorimin e tij të artit të skulpturës me ndihmën e Houseago.

Ai ka kaluar orë të tëra duke mësuar zanatin, madje udhëtoi me Houseago në Bienalen e Venecias dhe ka shetitur ekspozitat nga Parisi në L.A. “Unë po mësoj shumë dhe e dua këtë hobi të ri. Është vërtet një solo, gjithçka mbetet në iniciativen tuaj. ”

Related image

Sa i përket asaj nëse bota do t’i shohë ndonjëherë veprat që ai i krijon, Pitt u shpreh se:

“Nëse do të gjeja diçka që unë mendoja se ishte origjinale dhe se do të kishte diçka për të shtuar në botë e artit, atëherë po. Por nëse do ta ndjeja se ishte tepër derivativ i të mëdhenjve, atëherë jo ”.

Diçka që ai nuk e ndjen se është shumë derivative është filmi i tij i ri Ad Astra, i cili tani është në kinema.

“Pjesa më e vështirë e këtij filmi ishte realizimi dhe bashkimi i të gjitha pjesëve. Jo vetëm që ishte një kub i një strukture nga rubiku, por James dhe unë vendosëm të bënim diçka vërtet të papërpunuar, të hapur, brenda çastit. Ishte filmi më delikatë në të cilin kam punuar ndonjëherë”.

Burimi: Hollywoodreporter.com

Artikuj të ngjashëm