Bob Dylan shet katalogun me 600 këngë për 300 milionë dollarë

By

Ikona e folk-rokut amerikan, Bob Dylan, ia ka shitur Universal Music tërë katalogun e tij prej 600 këngësh, duke shënuar marrëveshjen më luksoze muzikore deri tash.

Edhe pse nuk janë zbuluar kushtet e kësaj ujdie, vëllimi dhe popullariteti i punës së 79 vjecit nënkupton që është njëra prej shitjet më luksoze të publikimeve muzikore, me New York Times që raporton se ka kushtuar më shumë se 300 milionë dollarë, shkruan The Guardian.

Korpusi i Dylan-it përshkon gjashtë dekada dhe ka bërë që ai të fitojë Grammy, Oskar, Tony e madje edhe Nobelin për Letërsi.

Universal Music e ka quajtur këtë marrëveshje si “më domethënësen e këtij shekulli dhe si më të rëndësishmen e të të gjitha kohërave”.

Artikuj të ngjashëm