Lidhja e re e Kanye West po bëhet serioze

By

Reperi amerikan Kanye West dhe modelja ruse Irina Shayk si duket janë rikthyer sërish me njëri tjetrin.

Ata të dy u panë në një shëtitje së bashku në Provencë të Francës, me rastin e ditëlindjes së Kanye.

Dyshja ishin në një lidhje të shkurtër dashurie disa vite më pare. Më pas modelja filloi të dilte me futbollistin Cristiano Ronaldo në vitin 2010, ndërsa Kanye doli publikisht me Kim Kardashian në vitin 2012.

Kanye është mjaft i lumtur me lidhjen e tij të re, ata e njohin njëri-tjetrin prej vitesh, takimet e tyre filluan disa javë më parë.

Ai gëzon shoqërinë e Irina por nuk ka në plan të largohet nga Los Angeles, për të qenë pranë shtëpisë së saj në New York City.

Reperi dëshiron të qëndrojë në Los Angelos, për hir të fëmijëve të tij që jetojnë aty, dhe për shkak të biznesit të tij.

Në anën tjetër Irina është nënë e një vajze Lea, katër vjeçare, me ish partnerin Bradley Cooper. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm