Blero sot paradite ka zbarkuar në Romë të Italisë. Këngëtari atje po e pret të dashurën Afronën për t’iu bashkangjitur.
‘Po të pres në Romë baby do shihemi brenda pak orësh’ – ka shkruar Blero në imazhin e postuar ku shihet me bukuroshën në ceremoninë e ‘martesës’ që u zhvillua dy javë më parë.
E modelja, në Instagram ka shkruar se tani falë udhëtimeve të shpeshta, aeroportet i janë shndërruar në shtëpi të dytë.
Duket se çifti një vit ku u përfolën në shtyp më shumë se kushdo tjetër po e përmbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme, përmes pushimeve në Romë. /Prive.al/