Zbulohet shifra marramendëse e pagesës për Almeda Abazin në ‘Kënga Magjike’

By

Pak ditë më parë u zbulua se kush do qëndrojë përkrah Ardit Gjebreas në prezantimin e edicionit të sivjetmë të Këngës Magjike. Almeda Abazi, ish-miss Shqipëria që ka ndërtuar një karrierë të sukesshme në Turqi është emri i zgjedhur për prezantim.

Por, sot mediat shqiptare kanë shkruar edhe për shifrën marramendëse për të cilën bukuroshja është dakorduar të vijë në Shqipëri.

Plot 20.000 euro do të derdhen në xhirollogarinë e saj vetëm që të jetë e pranishme fundjavën e ardhshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ndryshe, producenti Ardit Gjebrea njihet për vendimet e investimeve të mëdha në skenografi e teknologji, teksa shumë e madhe e parave është paguar edhe në vitin 2011 kur ylli i serialeve turke Songul Oden e njohur si Gymysh erdhi në Tiranë për këtë festival. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm