Si do të ndahet pasuria mes Jeff Bezos dhe ish-bashkëshortes së tij pas divorci?

By

Jeff dhe MacKenzie Bezos njoftuan se janë “pajtuar” me kushtet e divorcit, ku MacKenzie do të zotërojë një pjesë të aksioneve të Amazon.

Në një tweet, Mackenzie Bezos tha se do të mbajë 25% të aksioneve të Amazon. Kjo i jep asaj 4% të kompanisë. Jeff Bezos do të mbajë kontrollin e votimit mbi të gjitha aksionet e saj dhe gjithashtu të gjitha interesat në Washington Post dhe Blue Origin, një kompani private hapësinore.

Amazon konfirmoi këtë javë se MacKenzie Bezos pritet të marrë 4% të aksioneve të përbashkëta të kompanisë me miratimin e dekretit të divorcit. Bazuar në vlerën që Amazon ka sot në treg, kjo shumë do të përkthehet në 35 miliardë dollarë.

Nëse MacKenzie Bezos i shet aksionet e saj, blerësi duhet të arrijë një marrëveshje me Jeff Bezos për t’i garantuar atij të drejtën për të votuar këto aksione sipas Komisionit të Letrave me Vlerë.

Suksesi i Amazon e bëri Bezos njeriun më të pasur në botë. Sipas Indeksit të Miliarderëve nga Bloomberg, vlera aktuale e pasurisë së tij është rreth 150 miliardë dollarë.

Në një postim në Twitter, MacKenzie Bezos tha se ajo është e lumtur që i dha ish-bashkëshortit kontrollin e votës si dhe interesat financiare në gazetë dhe kompaninë hapësinore “për të mbështetur kontributet e tij të vazhdueshme me ekipet e këtyre kompanive të jashtëzakonshme”./Busoness Magazine.al

Artikuj të ngjashëm