‘A të thashë mos fol palidhje”, pse u nervozua Arbenita në Feron?

By

Çifti i njohur Fero dhe Arbenita po tregohen mjaft aktiv në TikTok së fundmi.

Ata për orë të tëra po zhvillojnë duele me njëri-tjetrin në të cilët po zbulojnë më shumë sa i përket vetes dhe raportit të tyre.

Nga dita e djeshme po qarkullon një sekuencë ku Fero gjuan me gjësende në drejtim të padefinuar duke bërë që shumë nga ndjekësit të aludojnë nëse ka gjuajtur në nervozë e sipër nga Arbenita.

Teksa kjo nuk mund të konfirmohet, është një gjë tjetër për të cilën nuk ka dilema.

Bëhet fjalë për një nervozë të modeles pasi Fero në lidhjen LIVE përmendi “shokët e burgut”.

“Nuk ke bre ti shokë të burgut. Mos fol palidhje. A të thashë mos fol palidhje”, dëgjohet Arbenita duke i thënë reperit.

Reperi ia kthen duke i thënë të ketë kujdes se si flet me të meqe mund të t’ia bëjë “bllok”.

Momentin mes tyre mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme që po qarkullon në rrjetin social TikTok. /prive.al

@sttt.99 #fyp ♬ original sound – Pogradec47

Artikuj të ngjashëm