Po mundohen të mbajnë lidhjen në distancë, por kjo gjë u ka dalë të jetë një mision i vështirë.
Këngëtari Blero e e fejuara e tij Afrona Dika, mezi po e mposhtin mallin për njëri tjetrin.
Ata shpesh po publikojnë fotografi të njëri tjetrit në rrjetet sociale, thua se ndarja e kësaj dhimbjeje me ndjekësit e tyre do e shuajë zjarrin e largësisë.
Është Afrona e para që ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, bashkë me Bleron, ku shkruan: “Më mungon burri im”.
Më pas edhe Blero nuk ia ka lënë mangut një shfaqjeje ndjenjash.
Edhe ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shkruan: E bukura ime, duke iu referuar Afronës.
Çiftin siç duket e ka kapluar malli për njëri tjetrin, ngase Blero ndodhet në Kosovë ndërsa Afrona jeton në Zvicër.
Ata janë fejuar në janar të këtij viti, pasi Blero i propozoi modeles fejesë gjatë edicionit festiv të vitit të ri të emisionit Prive. /Prive.al