Blero e Afrona janë njëri ndër çiftet më simpatike të skenës sonë.
Këngëtari dhe modelja, jetojnë larg njëri tjetrit dhe dashurinë e tyre e shprehin pothuajse çdo ditë në rrjetet sociale, duke e dëshmuar se fizikisht mund të jenë larg, por zemrat e tyre qëndrojnë afër njëra tjetrës.
Dhe kështu, larg njëri tjetrit, ata kanë hyrë në një garë.
Që të dy në profilet e tyre në Instagram, kanë publikuar nga një fotografi që lidhet me palestrën.
Duket që çifti po garon me njëri tjetrin se kush do të bëjë më shumë ushtrime fizike, dhe këtë e kanë dëshmuar përmes postimeve, duke i bërë “tag” njëri tjetrit. /Prive.al