Angelina Jolie thyen rekord në Instagram

By

Angelina Jolie është bërë përdoruesja më e shpejtë në Instagram.
Aktorja 46-vjeçare iu bashkua platformës së ndarjes së fotografive gjatë fundjavës, dhe ajo shumë shpejtë ka grumbulluar më shumë se nëntë milionë ndjekës në Instagram.
Aktorja tejkaloi Rupert Grint dhe Sir David Attenborough, pasi ajo grumbulloi 2.1 milionë ndjekës në më pak se tre orë.

Disa nga të famshmit që e ndjekën atë janë: Drew Barrymore, Bella Hadid, Bella Thorne, Gretchen Rossi, Chrishel Stause, Jamie Lee Curtis dhe Helena Christiansen.
Ylli i Hollivudit iu bashkua platformës për të ndarë një fotografi të një letre nga një vajzë adoleshente në Afganistan, ku talebanët kohët e fundit morën kontrollin e vendit.
Aktorja dhe aktivistja 46-vjeçare iu bashkua platformës sociale Instagram të premten. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm