Bleona Qereti: Nuk ka logjikë të mos fitojë Trumpi!

By

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën të martën e 3 nëntorit.

Deri më tani nuk ka asnjë rezultat mes dy kandidatëve për president, Joe Biden dhe Donald Trump.

Bleona është pozicionuar karshi republikanëve, duke treguar hapur mbështetjen e saj për Trump-in.

Teksa numërimi po vazhdon, në një lidhje direkte për ABC, Bleona ka komentuar mbi rezultat e deritanishme të zgjedhjeve.

“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë të mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”, ka thënë Qereti.

Artikuj të ngjashëm