Janë një prej çifteve më të ndjekura e më të pëlqyera.
E duket se ky fakt, i nuhatur mirë nga kompanitë biznesore ka bërë që Besi dhe Xhensila të shënjestrohen për promovim produktesh.
Dyshja janë shndëruar zyrtarisht nga sot edhe në blogerë kur kanë zbuluar’sekretin’e tyre për dhëmbë të bardhë, një produkt i cili gjendet lehtësisht në treg.
Kujtojmë se çifti në rreth dy muaj pritet të bëhen prindër për të parën herë me ardhjen në jetë të vajzës. /Prive.al