Besa Kokëdhima shpërthen në kritikë për mediat, ka të bëjë me Era Istrefin!

By

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka shpërthyer në kritika të ashpra kundër mediave shqiptare.

Duke postuar një deklaratë të sajën në Instagram, Besa thotë se “është turp për mediat shqiptare që nuk shkuan në Rusi në përkrahje të Erës”.

Kokëdhima ka publikuar një imazh të Era Istrefit në konferencën për shtyp, bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith.

“Një artiste shqiptare në Kupën e Botës dhe nuk ka një përfaqësues të medias shqiptare në konferencë shtypi, t’i japë një theks këtij momenti e një vëmendje ndaj saj. Shikoni mediat respektive çfarë vëmendje artistëve të tyre”, ka shkruar Besa.

“Era, qëndrimi yt ishte për çdo lëvdatë. Bravo vajzë”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm