Një nga pjesët më të paharrueshme të pamjes së bukuroshes Bebe Rexha, janë flokët e saj bionde platini, por këngëtarja zbuloi se të kujdesesh për to në të vërtetë është shumë e vështirë.
“Flokët e mia janë të zeza. Janë të errëta, të errëta, kafe të errëta”, tha ajo në Instagram Story. “Nëse do të bëhesh flokëverdhë nga e zeza, do të jetë vërtet e vështirë të kujdesesh për to.”
Ajo përshkroi në video disa mënyra se si “i mban flokët e saj të shëndetshëm dhe të mos këputen e të bien”.
Ajo tha se përpiqet të mbajë flokët e saj sa më larg stilimit me nxehtësi, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe përdor dy produkte – SheonMoisture Coconut dhe Hibiscus Curl and Shine Masque Packette (4 dollarë) dhe SheaMoisture Coconute and Hibiscus Curl and Style Milk (12 dollarë ) – për t’i mbajtur flokët e saj të shëndetshëm.
“Mirë, kjo nuk është një reklamë, kjo është vetëm diçka që unë me të vërtetë e përdor,” tha ajo, para se të përmendte produktet. “Unë në thelb do të jetoj në maska [të markave të lartpërmendura] … Nëse nuk kam xhirime, un vendos një kapele në flokë nëse duhet të jashtë, sepse përdor këto maska çdo ditë. Çdo ditë!”
“Këto maska bëjnë flokët tuaj kaçurrela të duken me të vërtetë bukur, gjithashtu i hidratojnë flokët pa i tharë ato,” tha ajo.
Burimi: Popsugar.com