A është zhvendosur Patrisi përfundimisht në Amerikë? (FOTO)

By

Patris Berisha ka tash e një kohë që po qëndron në Amerikë.

Përtej oqeanit ai është i angazhuar në profesionin e tij si instrumentist.

Qëndrimi më i gjatë se zakonisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës krijoi dyshime se Patrisi mund të jetë zhvendosur atje.

Por, cila është e vërteta?

Edhe qëndrimit të Patrisit në Amerikë të paktën për këtë herë po i vie fundi.

Ai ka postuar një fotografi të djalit, Tianit në InstaStory me mbishkrimin ‘-10 ditë’.

Duket se Patrisit i kanë mbetur më pak se dy javë përtej oqeanit dhe ka nisur të numërojë çdo ditë deri kur do t’i rikthehet familjes sërish, malli për të cilën nuk mungon. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm